Përmbytjet masive kanë shkaktuar vdekjen e mbi 40 vetëve në Gjernmani dhe në Belgjikë. Dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të stuhive të fuqishme në Evropën Perëndimore.
Kancelarja Merkel e cila ndodhet në Shtetet e Bashkuara në vizitën e saj të fundit në detyrë, ajo shprehu tronditje dhe hidhërim të enjten për përmbytjet vdekjeprurëse dhe premtoi se do të bëheshin të gjitha përpjekjet për të gjetur të zhdukurit.
Zonja Merkel e quajti “katastrofë” atë që kishte ndodhur. Ajo tha se ende nuk dihej numri i saktë i viktimave por ato janë të shumta.
“Jam e tronditur nga njoftimet që po marr për qytete nën ujë, ku njerëzit janë ngjitur mbi çati për të shpëtuar dhe shpresoj që të shpëtojnë. Jam e dëshpëruar për ata që humbën jetën në këtë katastrofë”, tha ajo nga Uashingtoni.
Shkalla e plotë e dëmit është ende e paqartë pasi shumë fshatra janë bllokuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që i bënë rrugët e pakalueshme.
18 vetë vdiqën dhe dhjetra rezultojnë të humbur përreth rajonit të prodhimit të verërave, Ahrweiler, në shtetin Rhineland-Palatinate, tha policia, pasi lumi Ahr që derdhet në Rhine, doli nga shtrati dhe shembi disa shtëpi.
15 persona të tjerë vdiqën në rajonin Euskirchen region, të jug të qytetit të Bonit, thane autoritetet. Banorëve të rajonit iu kërkua të evakuonin shtëpitë.
Në Belgjikë, dy burra vdiqën për shkak të shirave të rrëmbyer dhe një vajzë 15 vjeçare rezulton e humbur pasi u përfshi nga fryrja e lumit.
Qindra ushtarë dhe 2,500 punonjës të ndërhyrjes së shpejtë po ndihmonin policinë me përpjekjet e shpëtimit në Gjermani. Tanket u dërguan për të hapur rrugët nga rrëshqitjet e dheut dhe pemët e rrëzuara dhe helikopterët po punonin për të shpëtuar njerëzit e mbetur mbi çatitë e shtëpive.
Rreth 200 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të përmbytjeve./ VOA
Top Channel