Lezhë/ Parcela me drogë në fshat, arrest me burg për kryetarin e njësisë administrative dhe dy të tjerë

15/07/2021 13:31
Foto ilustruese

Kryetari i Ungrejit, në Lezhë, Gëzim Kola po kërkohet nga policia, pasi në njësinë që administron u gjetën parcela me kanabis.

Në zonën e Kashnjetit, u identifikuan bimët narkotike disa muaj më parë.
Po ashtu është arrestuar Zef Boci dhe është shpallur në kërkim Gjergj Ndreca, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Pas një hetimi disa mujor, Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën arrest me burg, në mungesë, për të tre shtetasit.

Top Channel