“Kam hallin mos donte më shumë të na vejë në vend tamam”/ Zbardhen përgjimet, e përfshirë ish-zv.ministrja

15/07/2021 12:30

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shumë prrj detajeve kanë dalë në dritë nga biseda mes shoqes së Vodës, Majlinda Hasani dhe avokates që donte postin në ministri, Florida Beu.

Në vijim të përgjimeve është një dprej bisedave të Hasanit dhe Beut, ku kjo e fundit shprehet nëse i kanë mjaftuar aq para sa i ka dhënë Vodës.

Florida: Më ngeli mendja mos donte më shumë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë ta hap kokën ashtu si di vetë.

Florida: Kam hallin mos donte më shumë që të na vejë në ndonjë vend tamam.

Majlinda: Jo thashë unë tashi e do iki prap t’ja them dëgjo këtu se ajo pesëqindmilek do marri do nja dy vjet laj këto që do ju japi juve , jo vjen PD PS heq gocën i them mos më cani … ri ti se flas vetë unë  e hap gohën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste.

Majlinda: Mirë më e ke edhe dy do i japësh asaj.po pra tamam.

Florida: Ti hic.

Florida: E më thotë mua më…Deri në ora katër do arrij i thash, në ora 2 tha Rovena.

Majlinda: E në ora 2 në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli e dëgjove, tashti që i mori ajo do i ha…unë Rovi.

Florida: Kam hall mos ka prit naj dyshe.

Top Channel