Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ku po raporton Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti ka filluar.

Ai para deputetëve të këtij komisioni po raporton lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit.

Si zakonisht, takimi është i mbyllur për mediat, ndërkohë që pritet që në fund  kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu të mbajë një konferencë për media.

Ajo tha se janë mbledhur për të hequr çdo dyshim lidhur me helmimin apo infektimin e qytetarëve të Deçanit, për çka nuk ka ende një rezultat se çka e ka shkaktuar gjendjen me të cilën po përballet kjo komunë.

Nga dita e shtunë qindra qytetarë të Komunës së Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm. Për gjithë situatën që u shkaktua në këtë zonë, tashmë kanë filluar edhe hetimet, dhe po bëhen analiza për të zbuluar arsyen se si ndodhi e gjitha.

Top Channel