Durrës/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikesh, kapet 32-vjeçari (emri)

15/07/2021 08:57
Foto ilustruese

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Bie në prangat e Policisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Elvis (Vasil) Mërtiri, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas, më datë 13.03.2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel