Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka mbërritur sot në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca ndaj saj, pasi u vu në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion.

GJKKO la në ‘arrest shtëpie’ Vodën më 13 korrik, ndërsa akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një grua, atë të Florida Beut , gjithashtu nën arrest shtëpiak së bashku me Majlinda Hasanin .

Kjo e fundit ka rolin e ndërmjetëses dhe sipas SPAK rezulton se shfrytëzoi njohjen me zyrtaren për të hapur një vend pune dhe për këtë arsye ato janë takuar në ministri me Vodën, tregojnë burimet për Top Channel.

Emri i Rovena Voda lakohet nga dy zonja, njëra prej të cilave është shoqe e ish-zyrtares së lartë ndërsa tjetra ishte e interesuar që të punësohej medoemos si specialiste në një nga dikasteret dhe gjithashtu ajo ëndërronte të ishte juriste në ministrinë e brendshme.

Por gjatë konkurrimit ajo u skualifikua teksa më pas shfaqen pakënaqësitë në telefon, ku ajo tregon se kishte paguar 2 mijë euro.

E veshur me të zeza, Voda shihet teksa mbërrin në Gjykatë, e shoqëruar nga patrulla e policisë.

Top Channel