19/11 22:49
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 607.791, prej të cilëve 346 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.916.967, me 26.062 raste në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,85 milionë raste të konfirmuara dhe 63.984 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 184,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 159,6 milionë dozën e dytë.
Top Channel