Ekipet e shpëtimit detar në Zelandën e Re po përpiqen të mbajnë të gjallë një orkë, ndërsa po kërkojnë në ujërat e Wellington për të gjetur nënën e tij.
Balena vrasëse, i gjinisë mashkull i moshës katër deri në gjashtë muaj, u la në breg në shkëmbinjtë në veri të kryeqytetit të Dielën dhe u mor nga ekipet e shpëtimit me qëllim rikthimin në habitatin e tij.
Me emrin Toa – Maori që do të thotë ‘luftëtar’ – orka 2,5 metra është i paaftë të mbijetojë vetëm në oqean.
“Ai është akoma i ri, kjo është një nga sfidat më të mëdha që kemi. Ne duhet të mendojmë se si ta kthejmë tek nëna e tij sepse ai ka nevojë për ndihmë, sigurisht me ushqimin. Por se di do ta gjejmë nënën e tij, dhe kjo mbetet sfida e dytë e madhe, me të cilën tani po luftojmë. “Tha menaxheri i specieve detare Ian Angus për AFP.
Toa po mbahet në një zonë të improvizuar detare në periferi të Plimmerton. Aji ushqehet përmes një tubi çdo katër orë dhe monitorohet gjatë gjithë kohës nga ekipet detare.
Pavarësisht se njihen si balena vrasëse, orkat në të vërtetë janë lloji më i madh i delfinëve, me meshkuj që rriten deri në nëntë metra.
Të njohur nga shenjat dalluese bardh e zi, ata klasifikohen si specie të rrezikuara në Zelandën e Re.
Top Channel