5 shoferë janë arrestuar në Lezhë pasi thyen rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa dy persona janë vënë nën hetim për shkak të moshës.

Të arrestuarit janë M. D., I. S., A. Sh., E. A. dhe S. I., si dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. N. dhe Z. N., pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi, në akset rrugore Lezhë-Milot-Kurbin dhe Lezhë-Mabë-Shkodër.

Janë tërhequr 21 leje drejtimi dhe janë vendosur 58 gjoba për tejkalim shpejtësie, 65 për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

3 automjeteve janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, ndërsa 2 janë bllokuar pasi qarkullonin me targa të mjeteve të tjera.

Lezhë

Policia Rrugore e Lezhës vijon me kontrolle të shtuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës, 2 drejtues të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  Konkretisht, janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. D., I. S., A. Sh., E. A. dhe S. I., si dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. N. dhe Z. N., pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi, në akset rrugore Lezhë-Milot-Kurbin dhe Lezhë-Mabë-Shkodër. Krahas punës së pandërprerë për menaxhimin e fluksit të krijuar nga sezoni turistik, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet me radar dhe drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë apo që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit duke u bërë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore me pasojë jetën. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve janë tërhequr 21 leje drejtimi dhe janë vendosur 58 masa administrative për tejkalim shpejtësie, 65 për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 6 drejtues mjetesh. Është bërë bllokimi i 3 automjeteve, për mungesë dokumentacioni. Janë bllokuar 2 mjete që qarkullonin me targa të mjeteve të tjera. Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 drejtues mjeti, për kundërshtim të punonjësit të Policisë. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA