Franca feston sot festën e saj kombëtare, Ditën e Bastijës me mijëra trupa që marshuan në një paradë në Paris, e aeroplanë luftarakë që dhanë spektakël në qiell, pasi festimet e vitit të kaluar u zvogëluan për shkak të frikës nga virusi.
Pavarësisht kësaj qeveria vendosi të vazhdojë me paradën në Champs-Elysees gjithsesi, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për t’u kthyer në aktivitetin para-pandemik.
Tema e paradës është Fitimi i së Ardhmes. Kjo temë i referohet – sipas gjeneralit Christophe Abad, guvernatorit ushtarak të Parisit – aftësisë kolektive të kombit për të kapërcyer vështirësitë e lidhura me krizën shëndetësore.
Numri i spektatorëve gjithësesi ishte i kufizuar dhe ata ishin të pranishëm në një pjesë të vogël të paradës. Për më tepër, çdo person që merrte pjesë duhej të tregonte një leje të posaçme që vërtetonte se ata ishin vaksinuar plotësisht, apo që ishin shëruar kohët e fundit nga virusi ose kishin një test negativ.
Kufizime të ngjashme do të ketë edhe për ata që do të mblidhen për të parë një shfaqje fishekzjarresh në Kullën Eiffel në mbrëmje.
Top Channel