Dita e Bastijes në Francë/ Meta letër Macron: Bashkëpunimi mes vendeve do të forcohet

14/07/2021 11:19

Presidenti i vendit, Ilir Meta me rastin e Festës Kombëtare të Francës , Ditës së Bastijës ka shprehur urimet.

Në një letër drejtuar presidentit Emmanuel Macron ai shprehet besimplotë se fryma e bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë do të vijë në rritje, kryesisht në përballjen me sfidat globale e rajonale.

“Në një ditë kaq të rëndësishme për vendin dhe popullin Tuaj, jam i kënaqur të konstatoj se marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë mbështeten në miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin e shëndoshë euroatlantik”, shkruan Meta.

Reagimi i plotë:

I nderuar President, Emmanuel Macron,

Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, më lejoni që, në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të mira e të sinqerta për Ju personalisht dhe për popullin mik të Francës.

Në një ditë kaq të rëndësishme për vendin dhe popullin Tuaj, jam i kënaqur të konstatoj se marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë mbështeten në miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin e shëndoshë euroatlantik. Jam i bindur se, kjo frymë bashkëpunimi do të forcohet edhe më tej, veçanërisht në përballjen me sfidat globale e rajonale, që të dy vendet do të kenë përpara në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Organizatë së Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria do të jetë anëtare jo e përhershme, duke filluar nga 1 janari 2022. Besoj fort se, tradita e shkëlqyer e bashkëpunimit mes dy vendeve do të zgjerohet edhe më tej në fushën ekonomike, tregtare dhe në rritjen e investimeve franceze në vendin tim.

Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e rëndësishme dhe inkurajimin, që Ju dhe Franca, i keni dhënë dhe po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që mbetet qëllimi madhor, strategjik dhe kombëtar i popullit dhe vendit tim! Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e rëndësishme dhe inkurajimin, që Ju dhe Franca, i keni dhënë dhe po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që mbetet qëllimi madhor, strategjik dhe kombëtar i popullit dhe vendit tim! Duke shprehur vullnetin e sinqertë për forcimin më tej të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si dhe për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Francës, Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA