
Me 42.302 të infektuar gjatë 24 orëve, Mbretëria e Bashkuar regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me koronavirus që nga janari.
Sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të vdekurve për shkak të virusit u rrit me 49 në 24 orët, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 128.530.
Ndërkaq, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.233.761. Shifra e sotme e të infektuarve është më e larta që nga 15 janari, kur ishin regjistruar 55.761 raste.
Në Britani, ku fushata e vaksinimit filloi më 8 dhjetor 2020, deri më tani mbi 46,3 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa prej tyre, mbi 35,1 milionë janë vaksinuar tërësisht.
Varianti Delta, i cili konsiderohet të jetë përgjegjës për valën e dytë të madhe epidemike, është bërë specia dominuese në Britani, duke çuar në një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve që nga fillimi i verës.
Top Channel