BE-ja prezanton planin për luftim të ndryshimeve klimatike

14/07/2021 17:17

Bashkimi Evropian ka bërë të ditura planet rreth ndryshimeve klimatike, teksa synon të luftojë emetimet e karbonit deri më 2050.

Propozimet e bëra duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe Parlamenti Evropian.

Në to përfshihen vënia e taksës për kerozinë, dhe ndalimi i shitjes së makinave me benzinë apo naftë brenda 20 vjetëve.

Këto propozime, pritet të negociohen disa muaj.

“Duke vepruar tani, ne mund t’i bëjmë gjërat ndryshe dhe të zgjedhim një rrugë më të mirë dhe më të shëndetshme për të ardhmen”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Këto masa mund të rrisin faturat për ngrohje shtëpiake, si dhe të rrisin çmimet e fluturimeve brenda bllokut evropian.

Në propozime është përfshirë edhe ndarja e fondeve për t’iu ndihmuar familjeve që të bëjnë ndryshimet e nevojshme nëpër shtëpitë e tyre.

Zërat opozitarë ndaj këtyre propozimeve pritet të vijnë nga disa liderë të industrive, si ajo e aeroplanëve dhe prodhuesve të makinave, por edhe nga vendet anëtare të lindjes, që varen nga thëngjilli.

Një zyrtar i BE-së, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se suksesi i propozimeve të reja do të varet nga aftësia që ato të jenë realiste dhe të drejta në aspektin social dhe jo të destabilizojë ekonominë.

“Qëllimi që është ekonomia të vendoset në tjetër nivel, jo të ndalet”, është cituar të ketë thënë ai./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA