Një sherr banal mes një grupi shqiptarësh në ishullin e Mykonos, në Greqi ka përfunduar në tragjedi.

Sipas burimeve policore, një shqiptar është vrarë me thikë prej  bashkatdhetarit të tij, gjatë një sherri që dy grupe shqiptarësh patën, për prishjen e pazareve të drogës, në ishullin kozmopolitan grek. Viktima është Altin Hoxha, 27 vjeç.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje ekonomike. Sherri nisi në orën 23.00 të një nate më parë, në vendin e quajtur Ajos Fanurios.

Deri tani janë ndaluar 4 shtetas shqiptare të lidhur me ngjarjen, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Top Channel