Rrëfimi i Ermira Babaliut: Çfarë më tha Vera Grabocka për fustanin ‘ekstravagant’

13/07/2021 19:33

Këngëtarja e njohur e serenatave, Ermira Babaliu bëri një rrëfim të rrallë për emisionin “Pushime on Top”.

Nga liqeni i Pogradecit, e “Zonja e Shtëpisë” tregoi vështirësitë me të cilat përballej një artist gjatë periudhës së komunizmit dhe kontrolli që bëhej ndaj tyre, që nga teksti i këngëve dhe deri te veshjet.

“Në atë kohë jepej dinastia, Ne e shikonim ashtu, në fshehtësi. Unë shikoj një fustan të bukur dhe me një shoqen time e bëjmë atë fustan, që ishte i zakonshëm në pjesën më të madhe të tij, por kishte një si rrip në pjesën e qafës.

Në atë kohën, na i kontrollonin edhe fustanet, përveç këngëve. Dua të them më shumë dashuri, më shumë admirim që Vera Grabocka ishte për mua një nga të mirat, më stimulueset për të bukurën dhe për atë që i duhej skenës në atë kohë”, tregoi Ermira për “Pushime on Top”.

Më tej, ajo kujtoi edhe një situatë më Vera Grabockën: “Ajo më thotë: ‘Ermira e ke shumë të bukur këtë fustanin, por si t’ia bëjmë këtij rripit në qafë?’

Më thotë: Të lutem po të kesh mundësi, shko merr leje të drejtori. Dhe unë i them; Po si jo, shkoj dhe shkova.

Shkoj te drejtori, Marash Hajati dhe i them: ‘Shoku drejtor, unë jam këtu për këtë arsye, dua të dal me këtë fustan, por më duket se nuk duhet të dal’.

Më pyet, ‘po çfarë ka ky fustan?’ I them që ai fustani ka një rrip në qafë.

‘Po ai rripi pse duhet, çfarë është ai rrip’- më pyet. I them që menduam ta bëjmë këtë rripin se është imitim i një kostumi popullor të zonës së Mokrës.

‘Sa këngë këndon ti, pyet’? Një i them unë. ‘Në rregull’ përgjigjet, do këndosh dy. Kështu unë këndova vërtetë dy këngë unë (qesh)”, tregoi Ermira Babaliu për “Pushime on Top”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA