Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina 15/12 00:47
Lumi Drin në qytetin e Lezhës merr një pamje shumë të bukur kur në të zhvillohen shëtitje me “Dragon Boat”.
Ata të cilët sot u bënë pjesë e shëtitjes në lumin Drin ishin nxënës të shkollave të qytetit të cilët nuk ngurruan që të provonin një eksperiencë ndryshe.
Për specialistin e sporteve në Bashkinë e Lezhës, Altin Përgjegji, qëllimi kryesor është promovimi i këtij sporti dhe zhvillimi i garave ndërmjet shkollave në Lezhë.
Shëtitje por edhe garat po tërheqin në Lezhë vëmendjen e të gjithëve për ta provuar adrenalinën që të jep ky sport.
Top Channel