SHBA-ja mbështet propozimin afrikan për ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030
Karteli famëkeq meksikan Jalisco Nueva Generacion ka nisur një fushatë sulmesh ndaj kartelit rival Sinaloa për të afirmuar dominimin e tij.
Mes viktimave të tij të fundit është një komandant i lartë i ushtarëve të ish-kartelit te El Chapo-s.
Nueva Generation ka vendosur dominimin e tij në rajonin e Chiapas, ku gjenden rrugët kryesore të trafikut të armëve dhe drogave drejt Guatemalës fqinje.
Anëtarët e dyshuar të Nueva Generacion hapën zjarr ndaj ushtarëve të Sinaloa në qytetin Tuxla të mërkurën më 7 korrik para disa dëshmitarëve të tmerruar.
Mes të vrarëve ishte Ramon Rivera, kreu i Sinaloas në Chiapas, i cili u vra së bashku me pesë shoqëruesit e tij.
Ai ishte duke udhëtuar me bodiguardët kur ishin sulmuar nga afër prej ekzekutuesve të tyre.
Carmen Villa, drejtuese e grupit të vëzhguesve qytetarë në Chiapas, tha: “Reagimi im dhe i kalimtarëve të tjerë në sulmin e të mërkurës ishte shumë naiv”.
“Disa prej tyre po e filmonin sulmin e përgjakshëm, disa të tjerë nuk e besonin atë që po ndodhte … nuk e di cila është më e keqja – të mos ishe i gatshëm të reagoje apo të mos e kishte idenë çfarë po ndodhte”.
Ajo shtonte më tej: “Ishte diçka e pabesueshme dhe për fat të keq nuk besoj se do të jetë e fundit”.
Nderkohe ‘Los Cirilies’, një grup i armatosur i lidhur me bandën famëkeqe, kishte nisur të bllokonte rrugët dhe të vendoste shtetrrethim në bashkinë e Pantelho, shkruante rrjeti vendas Infobae.
Karteli Neuva Generacion, i drejtuar nga Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, ka zgjeruar me shpejtësi territoret e tij dhe tashmë operon në 35 shtete të Meksikës si dhe në Puerto Rico.
Anëtarët e tij të trajnuar në teknika ushtarake, kryejnë akte brutale dhune për të intimiduar grupet rivale.
Në fillim të muajit, e bija e Mencho, Jessica Oseguera u burgos për 30 muaj në SHBA për biznese ilegale tregtimi të tekilas dhe sushit.
Robert Almonte, një ish-marshal federal amerikan që ka shërbyer 25 vjet në luftën ndaj narkotikëve në El Paso, thotë se burgosja e saj mund të jetë një problem për kartelin e të atit.
Ai tha: “Besoj se dënimi i lehtë i dhënë për bijën e El Mencho e ka bërë më të ekspozuar kartelin Nueva Generacion. Kreu i tij është trafikanti më i kërkuar në SHBA”.
“Kjo sepse qeveria e SHBA do të përfitojë nga arrestimi i saj për të marrë sa më shumë informacione që dobësojnë El Mencho dhe kartelin e tij të fuqishëm.”
Nueva Generacion nuk ka hequr dorë nga lufta me kartelin rival Sinaloa, i cili drejtohej nga El Chapo deri në burgosjen e tij në 2019.
Top Channel