Që nga e dita e shtune në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj”,  në Deçan kanë kërkuar trajtim shëndetësor rreth 1500 persona nën dyshimin se janë helmuar nga uji.

Kështu ka bërë të ditur drejtorit i QKMF në Deçan, Selmon Berisha në konferencën e përbashkët që pati me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani.

Gjendja e pacientëve që kanë marrë shërbime shëndetësore në QKMF është 99 përqind e shërbimeve që ne i kemi shërbyer. Vetëm 24 pacientë i kemi referuar në Spitalin e Pejës. gjendja e tyre nuk  është e keqe. Gjendja nuk është shqetësueses, përpos fluksit të madh. Ne po mundohemi që ta parandalojmë këtë. Numri i pacientëve deri më tani mund të them se është diku 1500 prej ditës që ka filluar mirëpo të gjithë kanë marrë shërbime adekuate në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare., në Kosovë janë dhënë shumë specializime dhe nga qendra jonë kanë shkuar 11 mjek në specializim dhe kjo më ka vështirësuar organizimin e punës si dhe mjekët e ri katër prej tyre kanë shkuar në shtetet e jashtme”, tha Berisha.

Top Channel