Golemi “i mbytur” nga plehrat/ Prej një jave koshat nuk janë pastruar, pushuesit të shqetësuar për shëndetin

13/07/2021 20:22

“Nuk qëndrohet këtu. Nëse plehrat nuk hiqen nuk do tq pushoj më në Golem.”

Këto rrugë më mbetjet urbanë gjenden në zonën e plazhit të Golemit. Koshat e mbeturinave prej më shumë se një jave nuk janë pastruar.    Këto pamje që vënë në rrezik shëndetin, mjedisin dhe turizmin  kanë vënë në alarm pushuesit dhe banorët e zonës, por jo bashkinë e Kavajës. Turistët vendas thonë se nuk do të kthehen më në Golëm, sipas tyre këto nuk janë pushimet që ata meritojnë.

Ndotja mjedisore nuk është vetëm në plazhin e Golemit, por në të gjithë vijën bregdetare të Bashkisë  Kavajë.  Gazetarët e Top Channel në mesditë raportuan për ndotjen mejdisore të Golemit, mënjëherë më pas në makinë mbetjesh filloi të grumbullonte plehrat. Sipas banorëve të zonës bashkia e Kavajës duhet të japë urdhër që makina e plehrave të kalojë disa hërë në ditë për t’I grumbulluar ato, në të kundërt ky plazh nuk do të frekuetohem më nga turistët.

Edhe në ditët kur bashkia e Kavajës ofron shërbimin e menaxhimit të mbetjeve, këto  plehra depozitohen në një landfill ilegal të Kaziasit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA