Pamje apokaliptike nga zjarret në Kaliforni, në mbarë perëndimin e SHBA (fotot)

12/07/2021 19:33

Zjarrfikësit po punonin sot për të përmbajtur një zjarr masiv që po shkaterron pyjet e veriut të Kalifornisë i cili vijonte të zgjerohej, i nxitur nga nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta që pengonin përpjekjet e zjarrfikësve.

Autoritetet kanë marrë lajmërime për dhjetra shtëpi të djegura në disa komunitete rezidenciale, duke përfshirë dhe qytetin e evakuar të Doyle.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin flakë të mëdha dhe grupe të autoriteteve që përpiqeshin të llogarisnin dëmet madhore.

Zjarri i nisur prej 2 korrikut ishte përhapur dje deri në 8 000 hektarë dhe vetëm 8% e tij raportohet se është vënë nën kontroll.

Zjarri që është bërë më i madhi në këtë shtet për sezonin, është ndezur fillimisht nga rrufetë në parkun kombëtar pyjor në Plumas.

Një pjesë e madhe e Perëndimit të SHBA u përfshi në fundjavë nga temperatura mbi 40 gradë C të cilat pritet të vijojnë edhe kësaj jave.

Operatori i energjisë elektrike në Kaliforni lëshoi një alarm pesë orësh prej pasdites së të hënës, duke u kërkuar klientëve të kursejnë sa më shumë energji që munden për të evituar ndërprerjet.

Në Oregon, një zjarr i quajtur tashmë ‘Bootleg Fire’ është përhapur në 224 milje katrorë në qytezën pranë lumit. Flakët kanë dëmtuar tre linja transmetimi të energjisë elektrike drejt Kalifonisë.

Një zjarr i ndezur në Washington ka përfshirë 60 milje katrorë në parkun kombëtar pyjor Umatilla.

Guvernatori i Idaho, Brad Little shpalli emergjencën të premten duke mobilizuar Gardën Kombëtare kundër zjarreve në rajon.

FOTO GALERI
1/13
Zjarrfikësit po punonin sot për të përmbajtur një zjarr masiv që po shkaterron pyjet e veriut të Kalifornisë i cili vijonte të zgjerohej

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA