Fëmijët bien të tmerruar nga ‘kështjellat e gomës’ që ngrihen në ajër prej erës së papritur (fotot)

12/07/2021 15:20

Fëmijët ulërinin në tmerr dje në një park lodrash në Bjellorusi, teksa një erë e fortë e papritur ngriti në ajër tre kështjella të fryra llastiku ku ata po luanin.

Pamjet e regjistruara tregonin momentet e frikshme kur kështjellat gjigande me ajër u ngritën më shumë se 10 metra në ajër gjatë një festivali me lodra fëmijësh.

Lodra e trampolinës në formë dragoi u ngrit prej erës dhe nisi të spërdridhej në ajër, para se të përplasej sërish në tokë në qytetin e Aleksandrisë.

Disa sekonda më vonë një kështjellë e tyre loje u ngrit në formë vertikale teksa njerëzit ishin të mbledhur rreth saj.

Ushtarët e një baze aty pranë erdhën për të ndihmuar katër fëmijë dhe tre të rritur që u plagosën nga incidenti.

Tre kështjellat u shkëputën nga lidhet e tyre të sigurisë dhe një prej tyre u përplas në një tendë aty pranë teksa dëshmitarët thonin se fëmijët largoheshin të tmerruar.

Dëshmitarja Alesya tha: “Një djalë i vogël ishte mbi lodër në kohën e erës dhe ra nga kështjella. Ishte i tmerruar por nuk u plagos rëndë. Ato fluturonin si ballona, më pas një prej tyre u përplas në një gardh e një tjetër në një tendë.

Shtatë të plagosurit në incident u trajtuan në spitalin e Shklov.

Autoritetet nisën një hetim për incidentin në Aleksandria, që është dhe qytetii lindjes së liderit të vendit Alexander Lukashenko.

FOTO GALERI
1/7
Fëmijët ulërinin në tmerr dje në një park lodrash në Bjellorusi, teksa një erë e fortë e papritur terror ngriti në ajër tre kështjella të fryra llastiku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA