Një iniciativë qytetare në Elbasan është organizuar sot për të pastruar Kodër Krastën, vendin me të frekuentuar, por edhe më të ndotur të qytetit.

E kthyer në destinacion për ecjet e mëngjesit dhe mbrëmjes, por edhe për organizimin e piknikëve, shumë shpesh Krasta mbulohet nga mbeturinat.

Qytetarët janë organizuar për ta pastruar dhe për të vendosur kosha, duke shpresuar që gjendja nuk do të degradoje sërish.

Duket se thirrja për ndërgjegjësim po e humbet kuptimin e saj, pasi askush nuk merr me vete mbeturinat që lë, duke bërë që zona të ndryshme turistike dhe çlodhëse të kthehen në të kundërtën e tyre. Krasta është konsideruar mushkëria e gjelbër e Elbasanit dhe si e tillë meriton më tepër kujdes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA