Tropojë/ “Nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve”, alpinistët kosovarë dhe policia shpëtojnë turistin bullgar

10/07/2021 21:55

Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i kanë ardhur në ndihmë një turisti bullgar, i cili duke eksploruar zonën e Lekbibaj, është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.

Policia njofton se 46-vjeçari ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra.

Si rezultat menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë dhe disa aplinistë nga Kosova, të cilët pas disa orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen e turistit bullgar.

Turisti është transportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj dhe më pas është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën, ndërsa Policia e Tropojës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë alpinistët nga Kosova, të cilët bashkëpunuan me punonjësit e Policisë, për t’i ardhur në ndihmë turistit nga Bullgaria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA