Shitet piktura e Ibrahim Kodrës/ Veprat e reja që u prezantuan në “ARTKand”

10/07/2021 19:50

Firzamonisti i Ibrahim Kodrës është vepra e fundit e shitur në emisionin Artkand në Top Channel. Kjo u bë e ditur të shtunën gjatë episodit të 19 të emisionit.

Këtë radhë Artkand propozon për publikun një vepër të Lumturi Blloshmit.

Rrugice ne Mangalem. Vaj ne kanavace. Një vepër e viteve 80. Me përmasa  64×48cm-Çmimi 3000 euro. Vepra do të qëndrojë për një jaëv në ankand.

Ajo e filloi karrierën e saj artistike në prag të ngjarjeve të vështira që artistët përjetuan në Shqipëri përgjatë viteve 1973-1974, ku përveç të tjerëve shumë artistë u burgosën dhe internuan.

Në këtë periudhë ajo pikturoi më së shumti peizazhe dhe portrete. Në fillim të viteve 90ajo realizoi disa piktura nudo.

Krijimtaria e saj shfaqet si art-sintezë, performancë, instalacion, fotografi, vizatim, pikturë, të konceptuara në mënyrë moderne dhe bashkëkohore. Në vazhdimësi Blloshmi, në studion e saj realizoi natyra të qeta me lule, të cilat i ka pasion.

Boceti i Gjon Buzukuti autorit Danish Jukniu, I realizuar nëpërmjet teknikës mikse ne karton-Permasat 15×11cm-Çmimi 1500 euro u prezantua në pjesën e galerisë televizive.

Ai nuk ka pasur numër të madh krijimesh por nivel të lartë artistik. Danish Jukniu ka dhënë një kontribut të madh në përgatitjen e brezave të piktorëve ku ishte shquar për aftësitë e tij pedagogjike për mendimin estetik.

Pashk Pervathi, nëpërmjet  Fshati Lin-70x60cm, viti 1989, vaj ne fibër, cmimi 2500 euro, përmbylli emsionin e 19.  Piktura eshte realizuar gjate praktikes mesimore te vitit te trete ne Akademine  e Arteve. Gjate gjithe kesaj kohe ka qene pjese e koleksionit te piktorit, që Artkand mundi t’ja marrte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA