26/11 09:54
Pasiguria ne plazhet pa roje ka bere qe te rriten frekuentuesit ne kurset e notit. Te frikësuar per jetën e femijeve te tyre gjithnjë e me shume prindërit zgjedhin t’ua mësojnë notin me profesioniste.
Si një nga sportet me te bukura e me te shëndetshme, noti duhet te ishte një disipline shkollore si ne shume vende te Europes, por ne Shqipëri mungon teresisht infrastruktura per një gjë te tille.
Ne Elbasan noti mund te mësohet vetëm gjate verës pasi nuk ekzistojnë pishinat e mbyllura ne mënyre qe ky sport te aplikohet edhe ne dimer, qofte edhe per te apasionuarit.
Top Channel