Foto ilustruese

Një shtetas italian ka rënë pre e grabitjes në vendin e quajtur “Mali i Robit”, Kavajë.

Policia njofton se ai ka ndaluar në rrugë, pasi makina më të cilën  po udhëtonte ka pësuar një defekt dhe si rezultat një shtetas i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

“Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një  shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash”, njofton policia.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA