Stresi është kthyer në një fenomen shqetësues brenda gjirit të familjes shqiptare. Raportet ndërmjet familjarëve, në shumë raste mund të gjenerojnë stres.

Stresi dhe ankthi mund të ndikojnë tek ne si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Po e dini se ç’ndodh në trurin e njeriut që ka gjendje stresi apo ankthi?

Njerëzit me nivele të larta të stresit dhe ankthi kanë më shumë shanse për të zhvilluar sëmundje të zemrës, presion të lartë të gjakut, diabet dhe depresion.

Sipas statistikave, shqiptarët janë populli i katërt në botë me nivelin më të lartë të stresit. Por pse ndodh kjo? Pse ne, shqiptarët jemi përgjithësisht një popull i stresuar dhe i acaruar duke reaguar në mënyrë të dhunshme karshi një ngacmimi të jashtëm?

Pse ndihemi kaq të stresuar si popull?

I ftuar në episodin e sotëm në emisionin “Hipokrati”, për të trajtuar këtë fenomen dhe për të analizuar këto pikëpyetje që ngrihen është mjeku psikolog, dr. Neli Demi

Ka shumë strategji të ndryshme për të përballuar, stresin,ankthin dhe frikën. Një ndërt to është marrja e suplementeve ushqimorë me përbërës specifikë në parandalimin e këtyre gjendjeve emocionale.
Mos e humbisni,
Gjithçka në Hipokrati
Sonte, ora 17:00!
Top Channel!

Top Channel