Festë dhe muzikë pas orës 24, gjobiten 7 administratorë lokalesh në jug

10/07/2021 12:26

7 administrator subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë janë ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë secili, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar 7 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë konkretisht shtetasit:

-M. L., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-K. M., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në restorantin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

-G. D., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-A. M., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit duke vendosur bokse me muzikë në plazh, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-A. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-S. I., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

-K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA