Burri kapërdin qesen e drogës kur u ndalua në autostradë, polici e shpëton nga mbytja (video)

10/07/2021 19:19

Një burrë i panikosur në Ohio, SHBA kapërdiu qesen e marijuanës kur u ndalua nga policia, por më pas ishte duke u mbytur me të dhe polici u detyrua t’i shpëtonte jetën.

Pamjet nga kamera e makinës së policisë u publikuan nga policia rrugore e Ohio. Në to shihet oficeri Charles Hoskin që ndalon një veturë të bardhë dhe afrohet te dritarja e shoferit.

Me pasi ai kupton që diçka nuk shkon dhe pyet burrin “a merr dot frymë?”, teksa shoferi del nga mjeti. Polici e shoqëron atë në një zonë të sigurt ku kryen ndaj shoferit manovrimin trupor të njohur si Heimlich për të zhvendosur qesen e kapërdirë. Dhe disa sekonda më vonë qesja del nga goja e tij.

“Çarë kapërdive?” e pyet polici të dyshuarin që nis të rekuperojë frymëmarrjen.

“Kisha një gramë bar,” përgjigjet ai.

Autoritetet thonin se oficeri Hoskin kishte qenë shumë vigjilent në detyrën e tij, dhe i aftë të ndihmonte burrin që po mbytej me qesen e vogël të marijuanës.

FOTO GALERI
1/4
Një burrë i panikosur në Ohio, SHBA kapërdiu qesen e marijuanës kur u ndalua nga policia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA