Phoenix Suns në epërsi ndaj Bucks në finalen e NBA-së

09/07/2021 21:28

Phoenix Suns me fitoren prej 118-108 ndaj Milwaukee Bucks kaloi në epërsi me 2-0 në finalen e NBA-së.

Jae Crowder dhe Deandre Ayton tek Suns të enjten vonë shënuan “double-double” në Talking Stick Resort Arena të Phoenix-it.

Crowder shënoi 11 pikë dhe 10 kërcime ndërsa Ayton shënoi 11 kërcime dhe 10 asiste. Devin Booker ishte shënuesi më i ekipit të tij me 31 pikë dhe gjashtë asiste.

Mikal Bridges përfundoi ndeshjen me 27 pikë dhe shtatë kërcime.

Për ekipin humbës, 42 pikë dhe 12 kërcime të Giannis Antetokounmpo nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen në ndeshjen e dytë.

Jrue Holiday shënoi 17 pikë dhe shtatë asiste. Pat Connaughton erdhi nga pankina për të shtuar 14 pikë dhe shtatë kërcime.

Ndeshja e tretë do të luhet të dielën në fushën e Bucks-ave, Fiserv Forum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA