Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Nëntë njerëz kanë vdekur kur një avion që mbante parashutistë është rrëzuar në Suedi.
Grupet e mjekëve nxituan në skenën e incidentit pranë aeroportit të Örebro rreth orës 7.20 mbrëmjen e djeshme. Pak më vonë policia konfirmoi se nëntë pasagjerë kishin vdekur, ose të gjitha ata që ishin në bord, duke përfshirë tetë parashutistë dhe pilotin.
Emil Gustavsson, kreu i grupit të shpëtimit tha për mediat lokale se avioni i parashutistëve ishte rrëzuar pak pas ngritjes.
Shërbimet e emergjencës gjetën avionin në një prej pistave të ngritjes, shkaqet e aksidentit tragjik nuk kanë zbardhur ende.
Örebro është qyteti më i gjashtë më i madh në Suedi më rreth 124,000 banorë.
Çdo verë aty kryhen rregullisht kurse parashutizmi, për të cilat Örebro njihet në Suedi.
Top Channel