Koreja e Jugut vendos kufizime më të ashpra ndaj COVID-19

09/07/2021 14:05

Koreja e Jugut sot njoftoi kufizime më të ashpra ndaj COVID-19 pasi vendi raportoi një rekord me mbi 1.300 raste të reja, numri më i lartë brenda një dite që nga shpërthimi i pandemisë

Udhëzimet e nivelit 4 të vendit, të cilat janë kufizimet më të larta të koronavirusit, do të hyjnë në fuqi nga e hëna për dy javë në kryeqytetin Seul, provincën Gyeonggi dhe qytetin perëndimor Incheon, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Të gjitha qendrat e argëtimit, përfshirë klubet e natës, do të mbyllen ndërsa restorantet do të lejohen të shërbejnë klientët deri në orën 22:00.

Tubimet e tre ose më shumë personave po ashtu ndalohen dhe ora policore pas orës 22:00 do të vendoset në objektet e përdorura nga individë të paspecifikuar, thuhet në raport.

Kufizimet e reja erdhën pasi vendi raportoi 1.316 infeksione të reja në 24 orët e fundit, numri më i lartë ditor që kur pandemia goditi Korenë e Jugut vitin e kaluar në janar.

Deri më tani, Koreja e Jugut ka regjistruar 164.028 raste dhe 2.036 vdekje, njoftoi Agjencia e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA