Policia në Kosovë

Në kuadër të planit të veprimit për sezonin veror 2021, drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e jugut në fushën e parandalimit po vazhdon me aktivitete shtesë.

Nën moton  “Festo pa armë’’ zyrtarë policorë në të gjithë rajonin po  shpërndajnë fletëpalosjeve me përmbajtje të këshillave për mospërdorimin e armëve, si dhe masat elementare të sigurisë për pronat e tyre.

Veprimet policore për  sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun dhe pasojat e përdorimit të armëve në ahengje kanë filluar javë më parë, ku zyrtarët policorë përmes takimeve që kanë zhvilluar me banorë të zonave të ndryshme, ashtu edhe me përfaqësues të fshatrave, anëtar të KLSP-ve, pronarë të sallave të dasmave, është promovuar arsyeja e veprimit të përbashkët, me qëllim që raste të tilla të mos jenë evidente në mesin tonë.

Në fletëpalosje janë apostrofuar disa nga veprimet primare që duhet ndërmarrë si individ, si organizator, ashtu edhe si pronar, po ashtu janë specifikuar disa nga veprimet bazë të Policisë në situata të tilla, siç janë:

ndërprerja e përkohshme e dasmës

bastisjet,

arrestimi i të dyshuarve,

sekuestrimi i armës.

Policia  apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në dasma,  çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak.

Top Channel