Të shumtë janë ata që mendojnë se kalciumi është një mineral i rëndësishëm vetëm për shëndetin e kockave. Në të vërtetë, kalciumi është i domosdoshëm edhe për të rregulluar pehashin e gjakut. Kalciumi është alkalin dhe nëse gjaku bëhet shumë acidik atëherë trupi pëson një shok dhe njeriu bie në koma.

Ai gjendet në kocka sepse ato ofrojnë një mënyrë efikase ‘magazinimi.’. Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë kalcium dhe për këtë arsye duhet ta marrë atë nëpërmjet ushqimeve apo suplementëve.

Ushqimet më të pasura me kalcium janë:

• Produktet e bulmetit si qumështi, djathi dhe kosi,
• Barishtet si kale, spinaqi dhe perimet si brokoli
• Fasulet
• Sardelet

Mungesa e kalciumit shkakton shumë probleme në organizëm. Një gjë e tillë i shtyn njerëzit t’i drejtohen suplementëve shtesë të këtij minerali. Megjithatë edhe këto të fundit, mesa duket krijojnë probleme në organizëm.

Suplementët e Kalciumit, Rreziku Serioz Për Shëndetin e Zemrës
Studimet shpjegojnë se suplementët e kalciumit që shiten pa recetë në farmaci mund të përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e zemrës. Këto suplementë rrisin rrezikun e bllokimit të arterieve, ngurtësimit të tyre dhe të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. E kundërta ndodh me kalciumin që merret nga ushqimi, pra nga burime natyrale, i cili i bën mirë shëndetit të zemrës.

Kjo, sipas ekspertëve, tregon se trupi nuk është në gjendje të përpunojë kalciumin si suplement i cili përmban edhe substanca të tjera. Ka ekspertë që janë të bindur që suplementët e kalciumit janë të dëmshëm për veshkat dhe nxisin shfaqjen e gurëve. Duke marrë në konsideratë këto gjetje të disa studimeve mbi këtë temë, shumë mjekë amerikanë u rekomandojnë pacientëve të tyre që kalciumin ta marrin nëpërmjet burimeve natyrale të ushqimit që të mbrojnë jo vetëm zemrën por edhe veshkat. /AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA