Zjarr nga bombola e gazit, plagoset rëndë e zonja e shtëpisë në Koplik

07/07/2021 15:15

Shpërthimi i forte pas rrjedhjes se bombolës se gazit, ka sjelle plagosjen të një tjetër shtetaseje. Ngjarja ndodhi mëngjesin e se Mërkurës, në fshatin Polvar të njësisë administrative Qendër në Malësinë e Madhe.

Rreth orës 06:00, kryefamiljarja Sadete  Kukaj ka tentuar të ndeze bombolën por i gjithë  kati i parë i shtëpisë është përfshirë nga zjarri. Për pasoje, e zonja e shtëpisë ka marre plagë të shumta në trup ndërsa kanë shpëtuar fatmirësisht anëtaret e tjerë të familjes.

Të paret që kanë dhënë ndihmën e shpejtë kanë qenë të afërmit dhe fqinjët e me pas edhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë shuar zjarrin. Sadete Kukaj është dërguar  fillimisht në spitalin e Shkodres  me dëmtime të rënda në trup por jashtë rrezikut për jetën e me pas është nisur në TIranë për kurim me të specializuar.

Vetem pak ditë me parë, nga rrjedhja e bombules se gazit një tjeter ngjarje u regjistrua në Velipojë ku kater antaret e një familje u plagosen rende.

Top Channel