Top Talk/ Mbeti jashtë Parlamentit, por Ervin Bushati mund të bëhet ministër në “Qeverinë Rama 3”

07/07/2021 17:40

Kryetari i PS-së në Tiranë, Ervin Bushati i ftuar ditën e sotme në emisionin Top Talk në Top Channel që drejtohet nga gazetari Denis Dyrnjaja është shprehur se nuk dihet se kush do të jetë pjesë e qeverisë Rama në shtator.

Pas pyetjes së gazetarit nëse mund të ishte ministër tani që nuk është më deputet, ai është shprehur se nuk dihet, duke theksuar se socialistët duhet të jenë një ekip më dinjitoz.

Bushati thotë se shqiptarët presin më të mirën nga Partia Socialiste dhe për qeverinë është një përgjegjësi e madhe pasi vendi akoma nuk ka dalë nga kriza.

Denis Dyrnjaja: Ju që s’jeni deputet mund të jeni ministër në kabinetin e ardhshëm? Apo jeni i surprizuar nga pyetja.

Ervin Bushati: I surprizuar, s’është në dorën time.

Denis Dyrnjaja: Rama të lajmëron edhe në telefon, alo do të jesh ministër.

Ervin Bushati: Rama mund të të marrë edhe ty në telefon.

Denis Dyrnjaja: Unë e mirëpres, kush s’po bëhet ministër sot.

Ervin Bushati: Mendoj që mes socialistëve duhet të kemi një ekip më dinjitoz, virtyt i qeverisjes së re, më shumë drejtësi më shumë zhvillim ekonomik më shumë transparencë. Tek qytetarët kemi përgjegjësi pasi në këtë krizë nuk kemi dalë akoma, politika duhet të jetë më e përgjegjshme, se pas një cepi pandemia mund të rikthehet nuk është kaq e sigurt asgjë. Shqiptarët presin më të mirën nga PS. Çfarë është më e mira duhet të diskutohet dhe nuk mund ta them as unë dhe nuk mund të thuhet as sot.

Top Channel