Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ka njoftuar se tashmë kanë hequr kufizimet lidhur me COVID-19, për udhëtimet hyrëse nga Kosova në Gjermani.

Siç njofton Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, nga 4 korriku të gjithë mund të udhëtojnë nëse kanë një vizë të vlefshme.

“Qeveria Federale nga data 04.07.2021 ka hequr kufizimet e lidhura me Covid 19 për udhëtimet hyrëse për njerëzit me qëndrim në Kosovë. Nga kjo datë, udhëtoni në Gjermani për të gjitha qëllimet e udhëtimit nëse keni përsëri një vizë të vlefshme”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se, qytetarët tani mund të caktojnë terminët për vizat Shengen në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Kurse, sa i përket dëshmive për COVID-19, Ambasada Gjermane bën të ditur se qytetarët duhet të kenë një test negativ, ose një dëshmi që janë vaksinuar.

“Kërkohet një test negativ, një vërtetim që keni kaluar Covid 19 ose një dëshmi e vaksinimit”.

Ndryshe, për më shumë së 1 vit, kosovarët nuk kanë mundur të aplikojnë për viza në asnjë vend të Evropës, përveç rasteve urgjente./

Top Channel