Dhjetra kafshë janë vrarë nga një zjarr tragjik në një kopsht të njohur zoologjik në bregdetin e Britanisë.
Zjarrfikësat shkonin mbreme me nxitim drejt kopshtit Maldon Promenade në Essex rreth orës 1.20 te mëngjesit, pasi një zjarr kishte shpërthyer në njësinë kryesore të strehimit të rreth 70 specie kafshësh.
Zjarri besohet se është shkaktuar nga një frigorifer me defekt, por tragjikisht ishte përhapur me shpejtësi në të gjithë kopshtin, në gadishullin e vogël Dengie.
Brenda një ore zjarrfikësat arritën të vinin flakët nën kontroll, por rreth 25 kafshë nuk mund të shpëtoheshin.
Punonjësit e kopshtit thanë se mes kafshëve të vrara ishte dhe breshka gjigande Jake, një nga atraksionet kryesore të kopshtit, tre mangustat afrikane te kopshtit, mbretëresha armadilo Hugo, baldosat Sirius e Severus dhe papagalli i mrekullueshem Raz.
Kafshët që u shpëtuan u zhvendosën në një tjetër vendndodhje.
Kur mbërritën zjarrfikësat, ata kishin gjetur njësinë të gjithën në flakë, që besohet se kishte nisur prej një defekti elektrik.
Stafi thonin se kishin marrë çdo masë për parandalimin e zjarreve, ndërsa i bënin homazhe të tjera kafshëve të humbura nga zjarri, duke thënë se “do t’i marrë malli shumë”.
Top Channel