Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak: Nuk është asgjë teknike, gjithçka politike

06/07/2021 18:22

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ka pritur ditën e sotme në Bruksel zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Lajçak përmes një njoftimi në Twitter shprehet se është diskutuar mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Mirëprita Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministri i Parë i Kosovës, për një diskutim përpara takimit të nesërm të Dialogut në nivelin e Kryenegociatorëve. Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë politike, asgjë nuk është teknike”, shkruan Lajçak.

Postimi i Miroslav Lajçak

Top Channel