Ndodh gjithmonë që nëse shmang një vakt, ai i rradhës do të jetë i parezistueshëm dhe do t’ju bëjë ta teproni. Ndjesia e fryrjes sa të mos marrësh dot frymë është e keqe, ndërkohë që stomaku kalon orë të vështira.

Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet e shëndetshme që duhet të hani pasi keni kaluar një eksperiencë të fuqishme ngopjeje.

Kosi
Kosi përmban probiotikë që e ndihmojnë stomakun e stërmunduar të marrë veten. Bakteret e mira që gjenden tek kosi arrijnë të krijojnë ekuilibrat e duhur në stomak dhe të zgjidhin problemet me gazrat dhe diarenë.

Bananet
Ngrënia e tepërt e ushqimeve të pasura me kripë rrit tensionin e gjakut. Bananet janë ushqimi ideal për të parandaluar një gjë të tillë. Ato janë të pasura me kalium që ekuilibron nivelin e tensionit të gjakut.

Tërshëra
Një tas me tërshërë në mëngjes është hapi i duhur nëse keni kaluar një mbrëmje duke ngrënë ushqime të ndryshme. Në këtë sasi ju do të merrni 1-2 gramë fibër, e cila ul kolesterolin akoma pa zënë vend në enët e gjakut.

Arrorët
Nëse hani pa fre, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës është i lartë. Sipas të dhënave bajamet, arrat, kikirikët dhe arrorë të tjerë ofrojnë acide yndyrore omega-3, yndyrna të pangopura dhe vitaminë E.

Fasulet
Fasulet, thjerëzat dhe qiqrat janë alternative më e mirë sa i përket fibrës. Fasulet treten ngadalë dhe do të ndiheni të ngopur për shumë kohë.

Vezët
Vezët janë të pasura me proteinë, folat, vitaminat B12 dhe D, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëse shqetësoheni për kolesterolin, rekomandohet të hiqni të verdhën e vezës.

Spinaqi
Organizmi stërmundohet nëse e teproni me të ngrënën. Spinaqi përmban vitaminën B2 e cila ndihmon në metabolizimin e yndyrnave. Vitaminat e kompleksit B luftojnë sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme. Barishtet dhe spinaqi në veçanti duhen kavërdisur lehtë ose gatuar në avull. Zierja e tyre e gjatë heq vitaminat dhe ushqyesit e rëndësishëm.

Xhenxhefili
Xhenxhefili ndihmon në çlirimin e muskujve të sistemit tretës. Ju mund ta konsumoni atë si çaj ose ta grini hollë dhe ta përdorni në sallata e lëngje të plota.

Portokallet
Këto agrume përmbajnë shumë vitaminë C e cila forcon metabolizmin dhe tret yndyrnat. Portokallin duhet ta konsumoni të plotë që të merrni fibër për tretjen.

Farat e Linit
Farat e linit mund të përfshihen në shumë ushqime siç është tërshëra apo lëngjet e frutave. Ato nuk janë aromatike, por plotësojnë nevojat për fibër dhe acide yndyrore të mira për shëndetin e zemrës.

Salmoni
Ky peshk është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe proteinë. Kjo e fundit ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak.

Brokoli
Magnezi është një mineral që përmirëson humorin dhe gjendet me shumicë tek brokoli. Mjafton një gjysëm racioni me brokoli për të marrë 13% të dozës ditore të magnezit.

Uji
Pas ngrënies së tepërt, organizmi ka nevojë për ujë. Uji ndihmon të tresë ushqimin dhe të hidratojë trupin./AgroWeb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA