Keller Williams Albania pjesë e gjigantit amerikan Keller Williams Realty, kompania më e madhe Real Estate në botë për numër agjentësh dhe volume transaksionesh, ka hapur Market Center-in e parë në Tiranë. Hapja e këtij Market Centerështë hapi i parë i zhvillimit në tregun shqiptar.

KW Albania me prezantimin e modeleve dhe sistemeve, teknologjisë, trajnimeve të nivelit më të lartë në botësynon që të bëhet një nga aktorët kryesor të sektorit Real Estate në Shqipëri.

Keller Williams Realty është krijuar në vitin 1983 në Texas nga Gary Keller dhe Joe Williams me misionin për të ndërtuar karriera që ja vlen për ti patur, biznese që ja vlen të zotërosh dhe jetë që ja vlen ti jetosh. Kompania është prezente në 51 shtete jashtë USA dhe Canada, dhe vazhdon shtrirjen e saj në botë. Sot KW ka më shumëse 190,000 agjentë, numër ky që krijon mundësi të jashtëzakonshme biznesi për të gjithë bashkëpunëtorët.

Regional Operating Principal për KW Albania Genti Skenderaj midis të tjerave nënvizoi se: hyrja në Shqipëri e Keller Williams kompanisë më të madhe në botë, do të sjellë një standard tjetër në tregun Real Estate. Kultura e KW do të jetë ajo që do të bëjë diferencën. Ne jemi të vendosur për të përcjellë këtë kulturë ku çdo kush do të dëshirojë të bashkëpunojë me KW Albania dhe askush nuk do të dojë të largohet, sepse modeli që ne përfaqësojmë vendos agjentin në qendër të gjithçkaje dhe mundëson që secili të ndihet pjesë integrale e kompanisë. Kjo, nëpërmjet modeleve dhe sistemeve, modelit të kompesimit për agjentët, teknologjisë, trajnimeve dhe mundësisë për të fituar të ardhura pasive gjatë gjithë jetës nëpërmjet sistemit Growth Share.

Modelet dhe sistemet tona të provuara ndër vite janë të orientuara për të ndihmuar gjithë agjentët tanë, që të kenë një biznes të shëndosh, profesional, inovativ dhe dhe mbi të gjitha fitimprurës.

Trajnimi është një nga bazat kryesore që ne zhvillojmë për të rritur nivelin profesional të agjentëve. Ekipi ynë ndërkombëtarë i trajnuesve është vlerësuar me çmime të shumta të cilat janë një vlerë e shtuar dhe e pakrahasueshme. Qëllimi i vetëm është arritja e nivelit më të lartë profesional dhe produktivitetit të agjentëve tanë.

Në Keller Williams Albania ne besojmë se teknologjia ekziston për të thjeshtuar jetën e përditshme, duke krijuar mundësipër të kaluar më shumë kohë me familjen, për të shëtitur, për të bërë gjërat që duam më shumë. Teknologjia është një partner shumë i rëndësishëm për agjentët tanë në rritjen e efiçensës dhe raportit kohë-produktivitet.
Shumë prej trajnimeve tona do të jenë të hapura për të gjithë agjentët në tregun imobiliar. Në këtë mënyrë besojmë që të japim kontributin tonë në zhvillimin e profesionit të agjentit imobiliar në Shqipëri.

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë nëpërmjet:
Email: [email protected]
Tel: +355 67 700 0771

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA