Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjyqi për vrasjen e politikanit të njohur serb, Oliver Ivanoviç.

Por ish-bashkëshortja e tij, Marina, nuk pranoi të thoshte fjalën hyrëse me arsyetimin se nuk është e përgatitur, pasi mendonte se ishte thirrur si dëshmitare. Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj u shpreh se ajo mund ta bëjë këtë gjë në një seancë tjetër. Avokatët mbrojtës protestuan me pretendimin se Marina ishte e ndarë nga Ivanoviçi, i cili në kohën e vrasjes ka qenë i martuar me Milena Popovic.

Lideri i Iniciativës qytetare “Liria, demokracia, drejtësia”, u qëllua për vdekje 6 herë pas shpinë janarin e vitit 2018. Ngjarja ndodhi përpara zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut, ku SDP ishte subjekti kryesor opozitar serb në zonë. 6 personat e akuzuar për këtë episod, ndër të cilët dhe një grua, u vetë deklaruan përsëri të pafajshme në sallën e gjyqit, ndërsa tre të akuzuar të tjerë, mbeten në arrati.

Përveç Kosovës, edhe Prokuroria Speciale e Serbisë e ka hetuar vrasjen. Mirosllav Ivanovic, vëllai i udhëheqësit të vrarë serb thotë se familja ishte siguruar që autorët e krimit do të përballeshin shumë shpejt me drejtësinë, por deri tani asnjë nga premtimet e bëra atyre nuk është realizuar.

Top Channel