Gjendet 17-vjeçarja shqiptare në Greqi, trafikohej nga i riu shqiptar! E reklamonte në internet: Një kukull me trup të mrekullueshëm

06/07/2021 21:39

Një 17-vjeçare shqiptare u gjet ditën e sotme, në Greqi, pasi ishte zhdukur që më 3 qershor.Vajza u largua nga shtëpia e saj në zonën Haidari 3 ditë më parë .

Mediat greke raportojnë se ajo u gjet nga Departamenti kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ndërsa në pranga u vu një shqiptar. Dyshohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ai që rrëmbeu 17-vjeçaren, e madje kishte postuar në internet edhe një ‘reklamë’ të saj, për të joshur klientë.

“Një kukull e vërtetë nga Rumania me një trup të mrekullueshëm ju vjen për t’ju ofruar bujarisht kënaqësinë e fundit. Mos u vono, merre”, shkruante reklama.

Shqiptari mashtroi të miturën duke i thënë se e dashuronte dhe duke e bindur që të largohej nga shtëpia, ndërsa më pas e trafikoi.

Top Channel