“Stuhi” golash në Europian/ ‘Euro 2020’ vendos rekord historik

05/07/2021 20:15

Ky edicion i kampionatit Evropian të futbollit mund të përkufizohet mjaft mirë si ‘Euroçmenduria’.

Në këtë kompeticion të gjithë janë bërë dëshmitarë të përmbysjeve, kohëve shtesë, surprizave e sidomos golave të shumtë që e bëjnë Euro 2020 si edicionin më sulmues dhe efektiv në të gjithë historinë e evropianëve.

në fakt deri tani janë shënuar 135 gola në 48 ndeshje që do të thotë një mesatare e lartë prej 2.81 golash për ndeshje. sigurisht janë gjysmëfinalet dhe finalja për t’u luajtur kështu që këto statistika pritet të rriten akoma më shumë.

Euro 2020 për sa u përket golave të shënuar e ka lënë shumë prapa edicionin e vitit 2016 në Francë ku u shënuan 108 gola në 51 ndeshje me një mesatare prej 2.12 golash për ndeshje. Euro 2016 dhe ky i këtij viti janë kompeticione ku kanë marrë pjesë 24 skuadra kështu që krahasimi mes tyre është më se i saktë.

Ky evropian po rezulton kaq spektakolar, pasi nuk është regjistruar asnjë rezultat 0-0 as në 1/8 e finaleve dhe as në çerekfinale pasi skuadrat gjithnjë kanë parë në drejtim të sulmit edhe në këto faza ku zakonisht preferohet që të tregohet më shumë kujdes për të mos pësuar.

sipas statistikave, në këtë evropian rezulton se shënohet një gol çdo 32 minuta. Fraksioni kur janë shënuar më shumë gola është 15 minutëshi i parë i pjesëve të dyta; nga minuta 46 në të 60. Spanja është skuadra që ka shënuar më shumë gola; 12 në 5 ndeshje me një mesatare me mbi 2 gola për ndeshje dhe të mendosh që La Roja e nisi evenimentin me një barazim 0-0 në fazën e grupeve. Pas skuadrës së Luis Enriques renditen Danimarka dhe Italia me 11 gola të shënuara. Deri në këtë moment ka pasur 78 golashënues të ndryshëm, ndërkohë që Euro 2020 mban edhe rekordin absolut të autogolave, 10 të tillë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA