Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një informacion për të gjithë fermerët shqiptarë, duke publikuar disa nga përfitimet që ata kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.

“Ulje të kostos së punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve/eksporteve bujqësore. Formalizim i aktivitetit bujqësor. Fondi në dispozicion 10 mln $. Fermerët përfitojnë sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal. 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT”, thuhet mes të tjera në videon e Ramës, ku bëhen me dije dhe përfituesit sipas qarqeve.

“MIRËMËNGJES dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri krahas videos së publikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA