Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri Pas rritjeve të rasteve të reja në Sierra Leone të Afrikës Perëndimore është vendosur sërish ora policore, si pjesë e masave parandaluese kundër koronavirusit.
Sipas lajmeve të mediave kombëtare, presidenti Julius Maada Bio njoftoi se do të vendoset orë policore për 30 ditë si pjesë e masave të marra kundër rasteve në rritje të COVID-19 në vend.
Ai theksoi se do të vendoset orë policore në të gjithë vendin midis nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit të nesërm, ndërsa ngjarjet kolektive do të lejohen me kusht që të mos mblidhen më shumë se 50 persona.
Duke deklaruar se të gjitha vendet e adhurimit do të mbyllen që nga e premtja, Bio tha se gjithashtu baret dhe restorantet do të mbyllen në orët e hershme të mbrëmjes.
“Ne besojmë se duhet të ndërmarrim hapa urgjentë dhe të nevojshëm për të ndaluar valën e tretë të COVID-19”, shtoi ai.
Në Sierra Leone, që ka një popullsi prej rreth 7,5 milionë banorësh, janë regjistruar 5.652 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, prej të cilëve 3.586 janë shëruar dhe 102 tjerë humbën jetën.
Top Channel