“Si arrestuam ministra e kryeministra”/ Kryeprokurori rumun mëson SPAK për të luftuar korrupsionin

05/07/2021 15:16

Kryeprokurori i DNA rumune, Krin Bologa gjendet në Tirane per te mesuar koleget shqiptare te SPAK se si luftohet korrupsioni ne nivelet e larta zyrtare, dhe se si kjo kjo njesi antikorrupsion dergoi para drejtesise disa ish kryeministra e ministra me i fundit nen akuze qe prej marsit 2021.

Bologa: Nder rezultatet e tjera, drejtoria kombetare antikorrupsion paditi dy kryeministra, mbi 20 ministra  mbi 80 parlamentare, mbi 100 magjistrate, shume me teper  kryetare bashkish  ose kryetare te këshillave te qarkut. Vetem ne pjesen e pare te 2021 kemi derguar ne gjykate nje ish-kryeminister, nje ish-president te dhomes se deputeteve, dy deputete dhe kemi paditur tre ish ministra, te gjithe per veprime te kryera gjate ushtrimit te detyres.

Por a do ti ndjeke keto gjurme te DNA , SPAK-u shqiptar?

Arben Kraja: Jeni i mirëpritur te shkëmbejmë eksperienca.

Si nje sinjal pozitiv, kreu i delegacionit te BE interpretoi denimin e ish Prokurorit te Pergjithshem kurse nuk la pa permendur mbeshtetjen e nderkombetareve ne kete lufte qe nuk do ta lere SPAK vetem.

Soreca: Vetëm me zyrtarë të nivelit të lartë pas hekurave, politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët do ta kuptojnë se ata nuk janë – ose më mirë të them “nuk janë më”- mbi ligjin.

Sidomos kryeprokurori rumun eshte i qarte se perse u arriten rezultate ndaj kupoles se zyrtareve.

“Nga pervoja e drejtorise kobetare antikorrupsion kemi konstatuar qe per te qene te sukseshem kunder korrupsionit jane shume te rendesishme, pavaresia e cila presupozon nivel maksimal autonomie , specializim i prokuroreve, buxhet i  menazhuar  autoritet  mbi oficeret e policisë gjyqesore dhe perqendrim i kompetences ne korrupsionin e madh”.

Top Channel