Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur në konferencën “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit”, ku marrin pjesë një sërë zyrtarësh.
Ndër të tjera në fjalën e tij, Soreca e vuri theksin te lufta e SPAK dhe BKH kundër krimit dhe korrupsionit, ku shtoi se duhet të ketë figura të nivelit të lartë që të dënohen.
Soreca tha edhe një herë se në këtë luftë Shqipëria ka mbështetjen e ShBA-ve dhe BE-së.
Soreca: SPAK dhe BKH duhet të ndjekin korrupsionin në nivelet e larta. Të gjithë duhet të kuptojnë se askush nuk është mbi ligjin. Duhet të ketë figura të nivelit të lartë që të dënohen. Besoj se me funksionimin e SAPK si dhe me rezultatet e larta, atëherë Shqipëria është në pozicionin e duhur për të goditur korrupsionin që helmon Shqipërinë. Shqipëria nuk është vetëm në këtë luftë ShBA dhe BE i qëndrojnë në krah.
Top Channel