Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë më datë 6 korrik.  

Katër fluturime do të anulohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror në Itali.

Njoftim

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme

afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

Air Albania

ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET)

ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)

Alitalia

AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET)

AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)

Ju ftojmë të komunikoni në vijim me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme.

Duke ju falënderuar për vemendjen

Top Channel