Për herë të parë në Lushnjë organizohet panairi i shalqinit dhe pjeprit/ Qëllimi, reklamimi i produktit

05/07/2021 15:54

Fermerë nga zona e Bubullimës, Divjakës e tjerë si dhe shoqata fermerësh nga Lushnja kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair të zhvilluar në qendër  të qytetit të Lushnjes.

Në këtë ekspozitë masive të produkteve të bostanoreve përveç fermerëve dhe qytetarëve të shumtë merrte pjesë edhe zv.kryeministri Erjon Braçe, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva  Ikonomi si dhe drejtues të tjerë të institucioneve bujqësore.

Te pranishmit i ka përshëndetur kreu i bashkisë Lushnje Fatosi Tushe.

Ministrja e Bujqësisë në fjalën e saj theksoi dhe qeveria shqiptare me vazhdimësi do të mbështesë fermerët.

Fermerë dhe specialistë të bujqësisë, janë shprehur se prodhimi i shalqinit dhe pjeprit këtë vit bujqësor është    i mbarë dhe i një cilësie të lartë.

Panairi thonë ata është një mënyrë për të reklamuar produktin sepse ka vizitorë vendas e të huaj ku kanë mundësi të lidhin kontrata.

Në fund të pranishmit kanë ndjekur dhe një koncert me këngë e valle myzeqare.

Top Channel